Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë panairit EXPOKOS dhe panairit të Edukimit

Prishtinë

Agjencia për Pronësi Industriale në kuadër të organizimit të aktiviteteve promovuese, të cilat i paraprijnë shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, vizitoi panairet e hapura së fundmi.

Delegacioni i Agjencisë, i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Zt. Gashi, vizito panairin Expokos, i cili i dedikohet produkteve të ndërtimit, energjisë, makinerisë dhe mbrojtjes së sigurisë dhe panairin e Edukimit, i cili promovon punën e institucioneve edukative/arsimore.

Gjatë vizitave, API takoi biznese të ndryshme të cilat i informoi mbi rëndësinë e mbrojtjes së emrit apo produkteve të tyre me pronësi industriale, qoftë si markë tregtare, patentë apo dizajn industrial.  

Prona Industriale është një element thelbësor për suksesin e tregut. Një ndërmarrje e cila dëshiron të jetë konkurruese dhe të arrijë realizim tregtar të suksesshëm të prodhimit të saj duhet të rinovojë dhe përsosë vetveten vazhdimisht, në mënyrë që të krijojë dhe ruajë avantazhe konkurruese që shpijnë në rezultate të larta dhe afatgjata. Ndërmarrja duhet të reagojë me kohë në sfidat në treg dhe madje ti parashikojë ato. Inovacioni dhe përsosja e përhershme janë formulë kyçe për një sukses stabil të pronës intelektuale, se bashku me to dhe mbrojtja e produkteve të tyre nga kopjimi apo ngjajshmëria, përmes regjistimit si objekte të pronësisë industriale.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors