Prishtinë
Një delegacion i Agjencisë për Pronësi Industriale, i kryesuar nga Drejtori, Zt. Gashi, qëndroi për vizitë zyrtare në Turqi.
Gjatë qëndrimit delegacioni u prit nga Drejtori i Zyrës për Patenta dhe Marka të Turqisë, Prof. Dr. Habip ASAN. Palët u dakorduan për të arritur një marëveshje bashkëpunimi. Marëveshja do të shërbej për forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve të API-së. Marëveshja do të përfshi edhe bashkëpunimin e cekuar në nenin 103 të Ligjit për Patenta.
Zyrtarët e Zyrës për Patenta dhe Marka të Turqisë organizuan prezentimet sektoriale për objektet e pronësisë industriale, ku u prezentuan praktikat më të mira të shqyrtimit të objekteve të PI.


