Delegacioni i Agjencisë së Pronësisë Industriale kreu një vizitë pune në Zyrën Shtetrore të Pronësisë Intelektuale të Republikës së Kroacisë (SOIP) në datat 5 deri 9 Shtator, i mbështetur nga programi TAIEX – asistencë teknike e Komisionit Europian.
Delegacionini u kryesua nga Drejtori gjeneral i Agjencisë së Pronësisë Industriale Ztr. Xhafer Tahiri. Sistemi i mbrojtjes dhe zbatimi i të drejtave të pronësisë intelektuale në Republikën e Kroacisë, ishte tema e takimit, po ashtu u diskutuan dhe përvojat lidhur me antarsimin e Kroacisë në procesin e Stabilizimi-Asociimit dhe anëtarsimin e plotë në Bashkimin Europian, si dhe anëtarsimin e Republikës së Kroacisë në konventat dhe marëveshjet në fushën e pronësisë industriale. Metodat e punës dhe organizimit të njësive të veqanta të SOIP janë prezentuar gjatë kësaj vizite, kryesisht organizimi dhe puna në Departamentin e Markave Tregtare, Zyrës së Informacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Departamenti për Shërbime të Përgjithshme dhe Dokumentacion. Gjatë kësaj vizite studimore u prezentuan dhe aktivitetet e SOIP të ndërmarra në ngritjen e vetëdijes publike mbi rendësinë e mbrojtjes së pronësisë intelektuale, përvojat institucionale të zhvillimit të procedures së shkallës së dytë në procedurat e regjistrimit të pronësisë industriale. Kjo vizitë ka kontribuar në thellimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve, e cila deri më tani ka qenë e fomalizuar me marëveshjen e bashkëpunimit në mes dy zyreve rajonale, dhe ka ngritur kështu një bashkëpunim të fortë në fushën e pronësisë intelektuale në nivel rajonal.