Është mbajtur trajnimi në fushën e Treguesve Gjeografikë
Prishtine,
15/03/2024
Me mbështetjen e projektit LuxDev është mbajtur një trajnim për zyrtarët e Agjencisë dhe Komisionin e Eksperteve për vlerësimin e aplikacioneve për Treguesit Gjeografikë.
Me mbështetjen e projektit LuxDev, trajneri Veli Hoti ka drejtuar një trajnim të suksesshëm për treguesit gjeografikë për anëtarët e komisionit dhe stafin e API-së. Në këtë trajnim, eksperti është fokusuar në udhëzuesin për ekzaminimin e aplikacioneve për treguesit gjeografikë. Gjatë këtij trajnimi, janë identifikuar dy shembuj të mundshëm të treguesve të rinj gjeografikë.
Trajneri Hoti ka propozuar që produkti tradicional "Flija" të konsiderohet për mbrojtje si Specialitet i Mbrojtur Tradicional (TSG). Kjo do të plotësonte trilogjinë e treguesve gjeografikë – PDO, PGI dhe TSG – duke ofruar një platformë të fortë për promovimin e këtij produkti në tregun global. Flija, një pjesë e thellë e kulturës dhe gatimit tradicional, meriton një vend në skenën botërore si një produkt i mbrojtur dhe i vlerësuar për cilësinë dhe trashëgiminë e tij të veçantë.
Përveç kësaj, trajneri Hoti ka sugjeruar që prodhuesit lokalë të "Ujit të Kllokotit" të bashkohen për të formuar një shoqatë që do të aplikonte për mbrojtje PDO. Kjo strategji synon të rrisë njohjen dhe mbrojtjen e një burimi tjetër vital të zonës, duke rritur njëkohësisht vlerën dhe percepsionin e ujit si një produkt i pasur dhe i dobishëm.
Këto propozime rrugën për një periudhë të re të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe kulturor, duke u bazuar në ruajtjen dhe promovimin e produkteve që pasqyrojnë trashëgiminë unike gjeografike dhe kulturore. Duke implementuar këto ide, vendi ynë mund të shënojë një hap të madh në mbrojtjen e biodiversitetit dhe në nxitjen e një ekonomie të bazuar në dije dhe tradita të qëndrueshme.